Secondary Adv

Ari pëson rënien më të madhe të dekadës pas rritjes rekord

Çmimi i arit ra me mbi 5%, rënia më e madhe në mbi një dekadë, përpara një rikuperimi të lehtë sot në 4,141.48 dollarë për ons.

Rënie pas fitimeve rekord

Të martën, ari zbriti deri në 4,082.03 dollarë për ons, nga rekordi prej 4,381.21 dollarësh që kishte arritur më herët. Analistët e CNN e lidhin këtë zhvillim me shitjet masive për realizim fitimesh nga investitorët, pas një periudhe të gjatë rritjeje të qëndrueshme në tregjet ndërkombëtare.

Një tjetër faktor që ndikoi në luhatjen e çmimit ishte optimizmi në tregjet globale pas njoftimeve për rifillimin e negociatave tregtare mes SHBA-së dhe Kinës, që uli kërkesën për “asetet e sigurta” si ari.

 

Ari, fituesi i madh i vitit 2025

Pavarësisht rënies së fundit, viti 2025 ka qenë një nga më të fortët për metalin e çmuar. Çmimi i arit është rritur mbi 50% gjatë këtij viti një performancë që tejkalon edhe periudha të krizave globale si ajo e vitit 2008 apo pandemia Covid-19. Vetëm në dy muajt e fundit, ari është rritur me rreth 25%.

 

Rritja është nxitur nga faktorë si:

 

-rritja e borxhit publik të SHBA-së,

-pasiguria politike ndërkombëtare,

-pritjet për ulje të normave të interesit nga Rezerva Federale.

 

Tregjet e metaleve të tjera në ndjekje

Krahas arit, edhe metalet e tjera të çmuara pësuan rënie: argjendi ra me 7%, ndërsa platina me 5%. Analistët e përshkruajnë situatën si një fazë “frymëmarrjeje” të tregut pas një periudhe të gjatë rritjes së shpejtë, ndërsa pritshmëritë janë të lidhura ngushtë me ecurinë e bisedimeve tregtare SHBA–Kinë dhe politikat monetare të bankave qendrore në muajt e ardhshëm.

Burimi:  Ekofin.al


Më të lexuarat